Trajneri i Barcelona-s, Hansi Flick, ka identifikuar Ederson Dos Santos të Atalanta-s si një zëvendësues të mundshëm të Frenkie de Jong, sipas El Nacional.
Mesfushori holandez ende nuk ka luajtur për katalanasit këtë sezon pasi po rikuperon nga një dëmtim në kyçin e këmbës.
Holandezi do të hyjë në vitin e fundit të kontratës verën e ardhshme dhe Barcelona nuk ka arritur ta bindë për rinovimin.
Dëmtimi i pësuar nga Rodri kohët e fundit mund të ndikojë në situatën e De Jong.
Besohet se Manchester City e ka identifikuar holandezi si një zëvendësues të mundshëm për spanjollin dhe mund të trokasë në derën e katalanasve për shërbimet e tij në janar.
Katalanasit thuhet se janë të hapur për largimin e tij, për shumën e duhur, e cila do t’i ndihmonte ata të investonin te një zëvendësues.
Hansi Flick thuhet se ka dhënë miratimin e tij për blerjen e Ederson.
Trajneri gjerman beson se braziliani do të ishte një përshtatje ideale për taktikat e tij dhe dëshiron ta marrë atë përpara se De Jong të largohet.
Braziliani pritet të kushtojë 40 milionë euro dhe këto para mund të rikuperohen sapo të përfundojë marrëveshja e De Jong.