Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Sevilla, të planifikuar për nesër, e vlefshme për javën e 10-të të La Liga-s: “Sevilla është një ekip i guximshëm, me dinamikë të mirë loje. Ata duan të luajnë futboll të bukur dhe ta mbajnë topin. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për t’iu përgjigjur”.
Gjendja e Lamine Yamal, i cili u rikthye herët nga kombëtarja: “Është një ndeshje e rëndësishme, ndaj 11 më të mirët do të startojnë kundër Sevilla. Yamal mund të luajë, kjo është ideja, megjithatë do të shohim nesër. Ne duam ta falënderojmë kombëtaren spanjolle, e cila ishte shumë pozitive në trajtimin e talentit tonë, nuk e rrezikoi”.
Një koment për Szczęsny dhe zgjedhjen e titullarit për nesër: “Jam i lumtur që tha se ishte gati të luante. Po strërvitet shumë mirë, por unë mendoj se nuk ka asnjë arsye për ta ndryshuar Iñaki (Peña) nesër”.
Të rejat e fundit mbi të lënduarit dhe rikuperimet e mundshme: “Gavi ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt riaftësimit. Të gjithë jemi të lumtur që është rikthyer, ai mund të jetë në pankinë. E njëjta gjë vlen edhe për Fermin, i cili po punon shumë mirë dhe mund të luajë nesër.
Në rastin e Olmos nuk është vendosur ende, do të jetë në stol. Frenkie De Jong? Të shohim nesër. Ai kishte disa probleme në stërvitje. Po planifikoja ta aktivizoja nesër, por do të shohim si ndjehet para ndeshjes”.
Më në fund u zbulua misteri i takimit të fshehtë me Xavin: “A është diçka shumë interesante për ju? E kuptoj kuriozitetin që keni. E thashë kur mbërrita se Barça është një klub i jashtëzakonshëm. Shoh dashuri të madhe për këtë klub dhe kjo më pëlqen.
Kur isha trajner në Gjermani, ne kishim një marrëdhënie të shkëlqyer dhe komunikonim me njëri-tjetrin. Sigurisht që tani rrethanat janë të ndryshme dhe prita disa kohë ta kontaktoja. Mendova se pas Iniestës ishte koha e duhur për t’u takuar me Xavin, për t’i rivendosur kontaktet. Kjo është e gjitha.
E vlerësoj pozitivisht këtë takim, patëm një bisedë të bukur. Ndodhi ajo që prisja, ishte një takim i mrekullueshëm. Familjet tona mundën të njiheshin me njëra-tjetrën. U takuam pranë shtëpisë sime, vetëm kaq mund t’ju them”.