Hansi Flick është i qartë për sa i përket merkatos. Trajneri i Barcelonës, pasi ka parë paraqitjet e shkëlqyera të Casado dhe Marc Bernal gjatë turneut në Amerikë, nuk e sheh më nevojën për të nënshkruar me një mesfushor me karakteristikat mbrojtëse.
“Kemi disa mesfushorë të lënduar, me shumë cilësi. Kur do të kthehen do të jemi një skuadër më e mirë dhe mendoj se kemi mjaftueshëm lojtarë në dispozicion”, garantoi Flick, që në miqësoren e fundit barazoi 2-2 me Milan.
Duke folur për Robert Lewandowski, ai tha: “Shumë i lumtur me lojën e tij. Dy golat e tij ishin të merituar“. Më tej, ai rpeferoi të mois fliste për Dani Olmo, që mund të jetë përforcimi i radhës për ekipin katalanas.
Për ambiciet dhe perspektivat te Barcelona, trajneri gjerman shtoi: “Unë e di se si funksionon. Unë do t’i jap ekipit tim gjithçka që kam brenda. Barça është një klub i jashtëzakonshëm dhe më pëlqen të punoj këtu çdo sekondë”.
Mirëpritja që na është bërë është e pabesueshme, por e di gjithashtu se nëse gjërat shkojnë në një drejtim tjetër… Duam që skuadra të luajë nga minuta e parë deri në sekondën e fundit të ndeshjes dhe jemi në rrugën e duhur”, tha Flick.