Seria negative e Barcelonës, duke grumbulluar vetëm 5 nga 21 pikët e fundit të mundshme në La Liga, ka ndërprerë papritur ecurinë spektakolare që Hansi Flick kishte me ekipin katalanas.
Pavarësisht se ishte pranë barazimit të fillimit më të mirë historik të Barcelonës në La Liga, të arritur nga Tata Martino në sezonin 2013-2014, rezultatet e fundit kanë bërë që Flick të ketë shifra më të dobëta se paraardhësit e tij në stolin blaugrana.
Në total, trajneri gjerman ka humbur 5 nga 19 ndeshjet e zhvilluara në La Liga, që do të thotë se ka një përqindje prej 25% të humbjeve, më e lartë se ajo e Xavit, Koeman apo Quique Setién, gjatë kohës së tyre në stolin katalanas.
Xavi Hernandez, në 38 ndeshjet e sezonit të kaluar humbi vetëm 5 herë, aq sa ka humbur tashmë Flick në gjysmën e atyre ndeshjeve. Trajneri katalanas, nga nëntori 2021 deri në qershor 2024 regjistroi vetëm 15% të totalit humbje në kampionat (La Liga); Quique Setién (2019-2020) kishte 16% humbje; Ronald Koeman (2020-2022) 21% humbje.
Flick ka përpara gjithë fazën e dytë të sezonit për t’i përmirësuar statistikat e tij në La Liga. Barcelona tani duhet të rigjejë formën e duhur për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës dhe synuar qëndrueshmërinë në kampionat, ndërsa Flick kërkon të riafirmojë vendin e tij në stol me një kthesë të fortë në pjesën e mbetur të sezonit.