Flick: Kemi besim tek Inaki Pena. Një portier ekspert, menjëherë? Do ta diskutojmë me Deco

25 Shtator 2024
8:45
Alfred Lleshi
back button

Hans-Dieter Flick, trajneri i Barcelonës, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Getafe: “Do të duhet të përpiqemi të bëjmë gjëra të ndryshme. Kështu është, çdo ndeshje është e ndryshme, duhet të përshtatemi me kundërshtarin”.

Lëndimi i Ter Stegen: “Së pari duhet të them se Iñaki po bën shumë mirë, si në kampin stërvitor, ashtu edhe në ndeshje. Është gjithmonë shumë e vështirë për një portier si ai të jetë gati. Ne kemi besim tek ai, pastaj do të shohim çfarë mund të bëjmë. Bashkë me Deco do të shohim se cilin vendim do të marrim”.

Forma e Lewandowskit: “Nuk jam aspak i befasuar nga paraqitjet e tij. Ai tashmë ka shënuar 6 gola, stili ynë i lojës i përshtatet. Duam të luajmë mirë, edhe për tifozët”.

Yamal nuk ndalet: “Të shohim nëse do të pushojë apo jo. Për momentin nuk duket se ka nevojë. Është mirë, ndihet në formë optimale. Do ta vlerësojmë, por nuk mendoj se do të ketë nevojë për pushim. Mendoj se cilësia nuk ka të bëjë fare me moshën. Mund të bëhet më i mirë në të ardhmen, jam 100% i sigurt”.

Rikthimi i Araujo: “Nuk e dimë se kur do të të jetë gati, por po punon mirë. Jam gjithmonë i lumtur ta shoh, sepse është një nga kapitenët tanë. Më pëlqen gjithmonë ta kemi mes nesh”.

Rritja e Raphinha: “Nuk më befason, ai po jep gjithçka për ekipin. Është e qartë se sjell dinamizëm në ndeshje, është themelor dhe të gjithë e duan në dhomën e zhveshjes. Ai jep gjithçka për ekipin. Për mua kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit