Një lajm i keq ka ardhur nga infermieria për Barcelonën. Përveç polakut Robert Leëandoëski, i cili do të jetë sërish në dispozicion pas pushimit, trajneri Hansi Flick humbet edhe sulmuesin tjetër Lamine Yamal.
Talenti 17-vjeçar spanjoll nuk do të luajë për 2-3 javë, për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës së djathtë. Këtë e ka bërë të ditur klubi katalanas përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Yamal nuk është grumbulluar as nga kombëtarja spanjolle për dy ndeshjet e radhës në Nations League. Ndërkohë që, ai nuk u aktivizua as në ndeshjen e fundit në kampionat, humbur 0-1 ndaj Real Societad.
Këtë sezon, në 16 ndeshje zyrtare me katalanasit, Lamine Yamal ka realizuar 6 gola. Mungesa e tij do të ndikojë mjaft te skuadra e Barcelonës, siç e konfirmoi edhe sfida e fundit në La Liga.