“Ndihemi mirë me Hansi Flick. Ai na bën të jemi rehat gjatë bashkëpunimit me të. Puna dhe ndikimi i tij te Barcelona është vërtet i pabesueshëm”.
Kështu u shpreh Robert Lewandowski pas fitores spektakolare të katalanasve në El Clasico. Sulmuesi polak e lavdëroi tejmase trajnerin e ri të Barcelonës, i cili po korr vetëm suksese.
“Flick na e bën punën të lehtë. Na lodh më shumë fizikisht, por i kemi përgjegjësitë e ndara. Ai është shumë i qartë. E dimë se cilat janë pritshmëritë dhe detyrat”, u shpreh Raphinha për gjermanin.
Duket se në “Camp Nou” nuk është rikthyer vetëm suksesi, por edhe lumturia.