Flick në qiell të shtatë: Kemi mentalitet të pabesueshëm!

3 Prill 2021
21:35
Telesport
back button

Bayern mori një fitore titulli pasditen e sotme në fushën e rivalit direkt, Leipzigut, me shifrat 0-1. Pas ndeshjes, trajneri Hansi Flick foli për mediat.

Gjermani u shfaq shumë i lumtur dhe këtë gjë nuk e fshehu. Flick deklaroi se Leipzig është një kundërshtar shumë i vështirë, por mentaliteti që ka Bayern Munchen është thjesht i pabesueshëm sipas tij.

“Leipzig ka treguar në ndeshjen e sotme se përse është kaq lart në tabelën e Bundesligës. 20 minutat e para nuk e nisëm mirë ndeshjen, por më pas dominuam dhe gjetëm edhe golin me Goretzkën. Në pjesën e dytë Leipzig shtyu shumë përpara dhe na vuri në vështirësi. Vuajtëm pak, por mentaliteti që ne kemi është vërtet i pabesueshëm”, përfundoi Flick.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit