Flick nuk e preferon, Barcelona shet yllin e skuadrës në merkaton e janarit

4 Tetor 2024
16:37
Telesport
back button

Barcelona raportohet se po konsideron mundësinë për të shitur sulmuesin anësor Ansu Fati gjatë merkatos së janarit. Ai nuk ka më vend te Barcelona, pavarësisht potencialit të tij.

Klubi është i hapur ndaj ofertave, sepse një rregull e La Ligës e lejon të bëjë lëshime për faktin që Ansu Fati ka pasur vetëm 28 minuta në fushë këtë sezon.

Trajneri Hansi Flick besoi shumë te ky lojtar gjatë verës, duke i dhënë shansin për të treguar veten pas atij viti me dëmtim të tejzgjatur.

Në merkaton e verës, thuajse asnjë klub nuk u interesua për spanjollin, por gjërat mund të ndryshojnë në janar, sepse Flick e ka ndjekur me vëmendje dhe nuk e ka më në listën e të preferuarve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit