Flick nxjerr në shitje yllin e Barçës dhe kërkon 130 milionëshin e Bundesliga-s

29 Maj 2024
15:05
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i ri i Barcelona-s, Hansi Flick, thuhet se është gati të shesë Pedri-n dhe të marrë gjermanin Florian Wirtz në merkaton e verës.

Sipas El Nacional, Flick është më se i gatshëm ta bëjë këtë shkëmbim dhe thuhet se është një adhurues i mesfushorit të Bayer Leverkusen. Wirtz ka qenë jashtëzakonisht mbresëlënës në një sezon që ka parë ekipin e tij të fitojë Bundesliga-n e parë pa humbur asnjë ndeshje të vetme.

Në përgjithësi, 21-vjeçari ka bërë 49 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë 20 asiste. Megjithatë, duket tejet befasuese që Blaugranët janë të gatshëm të lënë të lirë Pedri-n, i cili konsiderohet si një nga talentet më të mirë në Spanjë.

Mesfushori katalanas luan një rol pak më të thellë në krahasim me Wirtz. Megjithatë ai ka humbur 19 ndeshje garat për shkak të dëmtimeve këtë vit.

Në përgjithësi, Pedri ka luajtur 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Barcelona-n, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë pesë asiste.

Pavarësisht sugjerimeve për këtë lëvizje, nuk ka gjasa që Wirtz të dëshirojë t’i bashkohet klubit katalanas.

Kujtojmë se mes dy lojtarëve ka një diferencë prej 50 milionësh në vlerë, duke parë se gjermani vlerësohet 130 milionë euro dhe spanjolli 80 milionë, sipas transfermarkt.

Me Xabi Alonso që mbetet te Bayer Leverkusen dhe klubi që siguron futbollin e Champions League për sezonin e ardhshëm, e ardhmja duket e ndritshme për skuadrën gjermane.

Nga ana tjetër, Barcelona nuk arriti ta fitojë La Liga-n këtë vit, duke përfunduar 10 pikë pas rivalit Real Madrid. Përveç kësaj, ata u eliminuan nga Champions League në fazën çerekfinale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit