Flick paralajmëron Real Madrid: “Nuk dyshoj te ekipi im, kushdoqoftë kundërshtari! Mbi Olmo ose Fermin Lopez ju them se…”

25 Tetor 2024
23:35
Telesport
back button

Hansi Flick po përgatitet për përvojën e tij të parë në El Clasico ne nje ndeshje zyrtare pasi e beri per here te pare gjate veres ne fazen pergatitore ne Amerike. Gjermani e udhëhoqi Barcelonën drejt fitores gjatë ndeshjes para-sezonale kundër Real Madridit, por ky do të jetë një mjedis krejtësisht i ndryshëm.

Duke folur për mediat të premten, Flick u ndal te ndeshja. Në mënyrë të veçantë, ai diskutoi ndryshimet e mundshme në qasjen e tij të linjës se mbrojtjes duke ditur se Real Madrid mund të shfrytëzojë kete me Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe.

“Ne kemi qasjen dhe idetë tona, i kishim tashmë kundër Bayernit dhe e kuptuam se duhej të përmirësoheshim. Në çdo ndeshje ne duhet të përshtatemi me ekipin e radhës dhe tani është koha për t’u përshtatur përsëri. Është si në të gjitha ndeshjet, tani ne luajmë kundër Real Madridit dhe të gjithë lojtarët janë shumë të përgatitur, por unë u besoj lojtarëve të mi sepse ata po bëjnë shkëlqyeshëm. E kemi treguar dhe do të vazhdojmë ta tregojmë”.

Flick refuzoi të lë të kuptohet për ndonjë lajm të hershëm të 11-tshes se ekipit, që do të thotë se është ende i hapur për interpretim nëse Fermin Lopez do të aktivizohet në formacion, apo nëse Dani Olmo do të kthehet titullar te Barcelona.

“Nuk kam vendosur ende nëse do të startojë apo jo dikush, por ju e dini, Olmi eshte përfshirë në tre gola. Është pikërisht ajo që duam për të dhe ai e ka treguar atë. Ne jemi shumë të lumtur që ai është rikthyer pas lëndimit dhe fakti që ai tregoi se performanca ishte e mrekullueshme.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit