Hansi Flick dëshiron që Barcelona të shmangë mbrojtjen e tepërt nga mbrapa, pavarësisht fitores në miqësore kundër Manchester City të martën (30 korrik) në Orlando, Florida.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, por katalanasit fituan me penallti me rezultatin 4-1.
Pas fitores së ekipit të tij me penallti, Flick tha:
“Jam shumë i lumtur, pamë gjëra të mira. Luajtëm kundër një ekipi të madh me lojtarë fantastikë. Jam shumë i lumtur me ekipin tim.
“Ne u mbrojtëm si një ekip dhe ne gjithashtu sulmuam si një ekip. Por ne u mbrojtëm shumë nga prapa. Nuk është ajo që më pëlqen më shumë. Ne duhet të përmirësohemi në këtë aspekt”.
Vlen të përmendet se 11-shi i Barcelonas kishte vetëm Clement Lenglet (29) i cili ishte më i madh se 22 vjeç në mbrojtje dhe mesfushë.
Flick padyshim që do të zgjedhë opsione më me përvojë kur sezoni të fillojë.