Flick për pak ditë dorëzon listën, këto janë kërkesat e tij për merkaton e verës

18 Maj 2025
14:01
Telesport
back button

Barcelona ka udhëzuar trajnerin Hansi Flick që të hartojë një listë me kërkesat e tij për merkaton e verës.

Gjermani deri tani ka përgatitur gjysmën e kësaj liste, sepse po pret edhe pak ditë një analizë të stafit të tij.

Sipas mediave spanjolle, Flick në mendjen e tij ka një plan konkret, në bazë të të cilit do të kërkojë një sulmues të majtë, një mesfushor defensiv dhe një mbrojtës të djathtë.

Deri-tani, nuk dihet me siguri nëse katalanasit do të investojnë mbi 50 mln euro për një qendërsulmues. Duhet pritur në javët në vijim për të kuptuar më shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit