Flirt me Shakira, si hakmarrje ndaj Pique…?! Vjen reagimi i fortë i Casillas për zërat që e lidhin me yllin e pop-it

1 Tetor 2022
10:27
Alfred Lleshi
back button

Prej ditësh ka gjithnjë e më shumë zëra këmbëngulës për një lidhje të supozuar mes ish-portierit të Real Madridit dhe kombëtares spanjolle, Iker Casillas dhe Shakira, e cila tashmë është bërë ish-partnere e Gerard Pique.

Ka gjithashtu nga ata që bëjnë shaka me këtë temë, duke supozuar se Casillas donte të hakmerrej për të gjitha rastet, që Pique e kishte shënuar në “El Clasico”.

Në orët e fundit, ish-futbollisti, i cili i dha fund lidhjes me gazetaren Sara Carbonero, ka shpërndarë në mënyrë befasuese një storie në Instagram, ku i ka cilësuar si lajme të rreme thashethemet për flirtin e dyshuar me këngëtaren kolumbiane, yllin e pop-it. Me pak fjalë, për të nuk ka asgjë të vërtetë, por vetëm shumë spekulime

Thashethemet – Sipas programit televiziv spanjoll “Socialite”, një tjetër emër i njohur i botës së futbollit ka nisur të tregojë një lloj interesi për këngëtaren kolumbiane. Bëhet fjalë për Iker Casillas, ish-portier i Real Madrid dhe i kombëtares së Spanjës, që pikërisht me Pique ka fituar Kupën e Botës 2010.

Sipas asaj që raportojnë gazetarët e gossip-it, Iker Casillas duket se ka filluar ta ndjekë Shakira në Instagram. Një gjest që duket i dyshimtë. Të dy njihen prej kohësh, por vetëm tani ish-portieri ka zgjedhur të bëhet një ndjekës i yllit të muzikës.

“Pse ka filluar ta ndjekë tani, kur ai e njeh këngëtaren prej kohësh? Sepse tani është ‘single’, si ai”, – ka qenë supozimi i programit spanjoll. 41-vjeçari është vetëm pas rreth një viti. Në vitin 2021 e përfundoi historinë e gjatë e dashurisë me Sara Carbonero.

Ka nga ata që kanë bërë shaka në lidhje me këtë lajm gossip-i: “Casillas ndoshta do të hakmerret ndaj Pique për gjitha herët që ka shënuar kundër tij…”

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit