Florenzi: Shpresoj të mos përfundoj si Totti

11 Maj 2019
16:32
Denis Hakanaj
back button

Alessandro Florenzi, mbrojtësi i krahut i Roma-s, ka folur në prag të sfidës që verdhekuqtë do të luajnë të dielën në mbrëmje kundër Juventus-it. 

"E dimë se është një ndeshje e veçantë", ka thënë Florenzi për "Sky Sport". "E dimë sa vlerë ka kjo ndeshje për këtë qytet, por vlen tri pikë dhe ne do të kërkojmë t'i marrim. Në krahasim me sezonet e fundit, ky mendoj se është më i keqi për ne. Kemi humbur shumë pikë, kur i kishim fitoret në xhep". 

"CR7? Ka një dëshirë të madhe për të treguar gjithmonë se është më i miri. Messi? Mund t'i krahasoj me LeBron dhe Curry, ose Nadal-Federer. Janë dy gjëra të ndryshme. Njëri është produkt i punës së madhe, tjetri është një dhuratë e Zotit". 

"Stadiumi? Totti është pyetur shpesh në lidhje me stadiumin dhe nuk luajti kurrë aty. Nëse situata nuk ndryshon, mendoj se do të përfundoj edhe unë si ai. Klubi dhe këta tifozë kanë të drejtën të kenë një stadium të tyrin për të mbështetur Roma-n". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit