Fluminense “zyrtarizon” Haaland, por ëndrra zgjat pak

28 Maj 2024
16:13
Denis Hakanaj
back button

Kylian Mbappe te Real Madridi, Erling Haaland… te Fluminense. Një ëndërr për tifozët brazilianë, të cilët për disa minuta shpresonin shumë për nënshkrimin e qendërsulmuesit norvegjez.

Në fund të fundit, ishte faqja zyrtare e klubit ajo që dha lajmin, e kompletuar me një deklaratë zyrtare për shtyp:

“Pas negociatave intensive dhe një përpjekjeje të madhe nga bordi ynë i drejtorëve, nënshkrimi i lojtarit përfaqëson një moment historik dhe do të jetë vendimtar në sezonin tonë”.

Natyrisht ishte një shaka shumë e keqe, më saktë sulmi i një hakeri, i cili ka shkelur sistemet e sigurisë dhe ka pasur akses në profilet e klubit brazilian.

Sipas mediave angleze, vetë Haaland ka kontaktuar me Fluminense për të kërkuar sqarime për atë që ka ndodhur, duke marrë konfirmimin se faqja ishte “sulmuar”.

Problemi u zgjidh pas disa orësh, kur në Brazil kishte goditur mesnata.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit