Foden ia dedikon trajnerit rrugëtimin në finale: Nuk dorëzohemi deri në minutën e fundit

13 Korrik 2024
8:00
Telesport
back button

Mesfushori anglez Phil Foden, i përzgjedhur si lojtari më i mirë në Premier League sezonin e fundit, kërkon të rikthehet në shtëpi me trofeun e Euro 2024. Edhe pse deri më tani nuk ka lënë shumë gjurmë, prania e tij në gjysmëfinalen e fituar 2-1 ndaj Holandës i ndje shumë.

Foden shprehet se këtë herë Anglia duhet të fitojë në finalen e 14 korrikut ndaj Spanjës dhe se merita për këtë ecuri i takon trajnerit Gareth Southgate. “Ai ka kohë që punon dhe unë bashkë me djemtë duam t’i dhurojmë atij dhe gjithë Anglisë këtë trofe. Për mua kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierë”, tha Foden.

Fitorja ndaj Holandës, për mënyrën se si e arritëm, na jep besimin dhe kohezionin shtesë që na nevojitet për finalen. Unë mendoj se kjo është ajo që Gareth ka ndërtuar jashtë fushës është një bashkim i vërtetë, ndihemi si një familje e vërtetë”, tha mesfushori i Manchester City.

Finalja do të jetë një mision i vështirë, por ne kurrë nuk dorëzohemi deri në bilbilin e fundit. E kemi treguar këtë gjë në dy ndeshje, me dy gola në minutat e fundit dhe kjo tregon për dëshirën që ne kemi për të fituar dhe shkuar deri në fund, pa u dorëzuar”, tha Phil Foden.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit