Foden provokon Mbappé me një postim “viral”, që më pas e fshiu

15 Prill 2021
9:31
Alfred Lleshi
back button

Manchester City arriti në gjysmëfinale të Champions-it, pasi eliminoi Borussia Dortmund. Të besuarit e Pep Guardiolës ishin euforikë, pasi shpëtuan gjallë në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Europë. Një nga lojtarët e tij, që e tregoi këtë gëzim në rrjetet sociale, madje provokoi Mbappé, ishte Phil Foden. Në fund të takimit të mbrëmshëm, ai postoi një koment për francezin në rrjetet sociale.

“Mbappé, a jeni gati?” Ky postim bëri xhiron e botës në pak sekonda. Reagimet ishin të menjëhershme, aq sa mesfushori i “qytetarëve” e fshiu postimin si nga Twitter, ashtu edhe nga Instagrami. Sigurisht, kompania e imazheve, që lojtari anglez ka punësuar, ishte ajo që e vendosi këtë koment në rrjetin e tij social, diçka që nuk i shkoi mirë Foden dhe mjedisit të tij.

Është e qartë se euforia këtë herë u pa qartë në postim, ishte në sytë e gjithë botës. Le të shohim nëse ky provokim do t’i kushtojë shtrenjtë ekipit të Pep Guardiolës në përballjen kundër PSG. Mbappé është i sigurt se ka diçka për të thënë në fushë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit