Fonseca analizon Milan: Ja anët pozitive dhe negative të skuadrës pas miqësores së parë

22 Korrik 2024
11:54
Telesport
back button

Milan i drejtuar për herë të parë nga trajneri Paulo Fonseca nuk arriti të shkojë përtej barazimit 1-1 kundër Rapid Vienna në miqësoren e parë sezonale. Në këtë ndeshje kuqezinjtë udhëhiqnin 1-0 (Florenzi gol për Milan), por u barazuan në fund nga Demir.

Trajneri kuqezi, pavarësisht barazimit, është i kënaqur me atë që ka parë në fushë: “Ishte ndeshja jonë e parë, kundër një skuadre që është në fund të fazës përgatitore. Fizikisht në fushë ka pasur një diferencë të madhe. Ajo që më ka pëlqyer në fazën tonë të parë, në fazën e ndërtimit të lojës, është se kemi bërë disa gjëra interesante”, tha Fonseca.

Më tej, trajneri portugez tha: “Ka ende mungesë të vazhdimësisë në lojën tonë, por është gjithçka e re. Ne u përpoqëm të bënim në fushë atë që u përpoqëm të bëjmë në këto dy javë. Kemi punuar më shumë në ndërtimin e lojës dhe në mbrojtje për të qenë një ekip i shkurtër”.

Ndryshimi është shumë i madh dhe padyshim që lojtarët nuk dinë gjithçka. Por ajo që më pëlqeu më shumë është se djemtë u përpoq të bënin atë që kemi përgatitur në stërvitje. Fizikisht ishte e vështirë, pasi ne kemi pak kohë që kemi filluar fazën përgatitore”, tha Fonseca.

Në fund, ai nënvizoi: “Ne kemi nevojë për lidhje mes lojtarëve tanë. Komunikimi është thelbësor. Duke u mbrojtur kështu jemi të varur nga njëri-tjetri. Komunikimi është i rëndësishëm. E dua këtë lidership nga të gjithë. Unë dua që ata të dinë lojën, momentet e lojës dhe mendoj se kanë filluar ta kuptojnë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit