Fonseca drejt shkarkimit, zbulohet klauzola që favorizon Milan-in

22 Dhjetor 2024
14:00
Telesport
back button

E ardhmja e Paulo Fonseca-s te Milan-i është në dyshim.

Fitorja e marrë kundër Verona-s nuk ka mjaftuar për të frenuar zërat që vazhdojnë të dalin nga Milanello.

Një situatë aspak e mirë që mund të ndikojë negativisht brenda skuadrës në prag të ndeshjes së fundit të 2024-ës kundër Roma-s dhe Superkupës në Arabinë Saudite.

Për momentin, Gerry Cardinale qëndron në heshtje. Nuk ekspozohet. Ia ka lënë gjithçka ën dorë njerëzve të tij të besuar që po menaxhojnë fatet e klubit kuqezi.

Ndërkohë, shtë zbuluar një prapaskenë në lidhje me një klauzolë që është e pranishme në kontratën e Fonseca-s mbi shkarkimin e tij të mundshëm nga Milan-i.

Kuqezinjtë, në fakt, duke paguar një shifër, që ndryshon nga viti në vit, mund ta largojnë Fonseca-n dhe ta ndërpresin para kohe bashkëpunimin me portugezin.

Një aspekt ky që mund të ndikojë në vendimin që do të marrë klubi milanez edhe për shkak të situatës ekonomike.

Në këtë mënyrë, Djalli nuk do të kishte një kosto të lartë financiare nga shkarkimi i Fonseca-s dhe do të kishte mundësinë të merrte një trajner të madh si Sarri ose Allegri, dy emra që po ndiqen nga drejtuesit e klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit