Disa nga paraqitjet më të mira të Milanit nën urdhrat e Fonsecas kanë ardhur ndaj ekipeve të mëdha, duke përfshirë fitoren 2-1 ndaj Interit si dhe atë 3-1 ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Ndaj Juventusit do te jete nje tjeter test shume i rendesishem.
Trajneri kuqezi e analizon keshtu: “Nuk ndjej më presion për këto lloj ndeshjesh. Nuk është çështje presioni, por motivimi. Është e lehtë të kuptosh se kundër Interit, Juves, Real Madridit gjen motivimin. Më pas është më e vështirë të shkosh në Cagliari dhe të kesh te njëjtin motivim: ne po përpiqemi ta kuptojmë këtë gjë duke e ditur se te Milani ka presion çdo ditë: nëse nuk duam ta kemi këtë presion cdo dite, atëherë nuk mund të qëndrojmë këtu te Milani…
Sfida eshtë e rëndësishme, por jo vendimtare, siç janë të gjitha ndeshjet tani. Nuk mund të them se ndeshja kundër Juventusit është më e rëndësishme se ajo kundër Empolit. Ne duhet të fitojmë ndeshje radhazi. Unë jam gjithmonë pozitiv. Kemi shumë respekt për Juventusin, por nuk kemi frikë aspak dhe askend.
Ne duam të jemi një ekip sulmues, por e dimë që Juventusi është skuadra që ka pësuar më pak gola: ata janë një ekip shumë i fortë në mbrojtje. Do të jetë një lojë e vështirë në sulm, nuk kam dyshime. Ne Madrid ishte me e lehte per te dale ne sulm dhe kjo nuk eshte nje kritike per Realin, absolutisht, por ajo qe mendoj. Sot Juventusi eshte me solid ne mbrojtje se Real Madrid.
Nuk dua të mos flas per problemet tona, problemi ynë është mbrojtja! Kete e dime te gjithe tashme. Kam punuar keto dy jave me ato qe kam pasur ne Milanello sidomos ne aspektin mbrojtes, per menyren se si duhet te qendrojme ne fushe. Me sulmin jemi shume ok, sepse gola shenojme.”