Fonseca, pas 6-1 në Kupën e Italisë: Ndeshje e mrekullueshme, tani mendojmë për Atalantën

4 Dhjetor 2024
8:31
Alfred Lleshi
back button

Paulo Fonseca, trajneri i Milanit, foli për “Italia 1” pas triumfit 6-1 ndaj Sassuolos në Kupën e Italisë:

Si e vlerësoni ndeshjen?
Luajtëm një ndeshje të mrekullueshme, sidomos një pjesë të parë fantastike. Kjo më ndihmoi të menaxhoj lojtarët. Nuk kam asgjë për të shtuar, bëmë një lojë shumë serioze. Jam i kënaqur me qëndrimin e lojtarëve.

A mundet Milani të mendojë për të garuar me dy ekipe në disa fronte?
E kam thënë gjithmonë se kam besim te të gjithë lojtarët. Të gjithë po luajnë. Sot jam shumë i kënaqur. Kishte lojtarë që kishin luajtur më pak, por sot bënë një ndeshje të shkëlqyer. Më treguan se mund të luajnë gjithmonë dhe kjo është ajo që dua të ndiej.

A keni menduar për një përballje të mundshme me Romën?
Nuk e kam menduar këtë. Tani filloj të mendoj për ndeshjen me Atalantën.

Çfarë iu thatë lojtarëve?
Iu thashë se ishte e rëndësishme të hynin fort në lojë dhe me intensitet. Ata e bënë dhe jam shumë i kënaqur për këtë. Në të kaluarën, qëndrimi ndaj disa skuadrave nuk ka qenë perfekt. Mungonte serioziteti që sot e patëm. Jam gjithmonë përgjegjësi kryesor për atë që ndodh me këtë skuadër dhe nuk shmangem nga kjo përgjegjësi.

Çfarë note do t’i jepnit Leaos?
Është e vështirë, kur të gjithë bënë një lojë të mirë. Jam i kënaqur me Rafa, por jam po aq i kënaqur me të gjithë të tjerët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit