Fonseca rikuperon Maignan, ja dilemat e formacionit për derbin ndaj Interit

19 Shtator 2024
13:19
Alfred Lleshi
back button

Lajmi i mirë për Paulo Fonseca, në kuadër të derbit shumë delikat të së dielës në mbrëmje kundër Interit. Ky lajm ka të bëjë me rikuperimin e Mike Maignan, I gatshëm të zërë pozicionin e tij në portën kuqezi.

Francezi, i cili u përball me probleme të ndryshme gjatë ndeshjes kundër Liverpool-it dhe më pas u detyrua të largohej nag fusha për shkak të një goditjeje të fortë në kofshën e djathtë, do të luajë si rregullisht kundër Interit, përveçse nëse do të vuajë papritur nga shpërthimi i dhimbjes.

Gjithsesi, i riu Torriani qëndron në gatishmëri, i pafajshëm në golin e vetëm të pësuar ndaj “Reds”. Për pjesën tjetër, skuadra që do të përballet me zikaltrit është praktikisht ende me dilema: në mbrojtje, dy balotazhe mbeten të hapura midis Emerson Royal dhe Calabria, në të djathtë, si dhe Tomori-Gabbia për në qendër.

Në të dyja rastet, dy të parët duken më të favorizuar për në formacionin startues. Linja me katër lojtarë në prapavijë pritet të plotësohet nga Pavlovic dhe Theo Hernandez. Në mesfushë, zgjidhja e miratuar kundër Liverpool-it pothuajse me siguri do të përsëritet, me Fofana dhe Loftus më të tërhequr dhe në mbulim të Reijnders, i cili do të ketë më shumë liri në mesfushë.

Anësorët sulmues sigurisht që do të jenë Pulisic në të djathtë dhe Leao në të majtë. Alvaro Morata pritet të fillojë sërish në sulm nga minuta e parë, edhe nëse gjendja fizike dhe qëndrimi i Abraham nuk ka kaluar pa u vënë re në “Milanello”.

Mes lojtarëve të disponueshëm mund të jetë edhe Thiaw, në rrugën e rikuperimit nga lëndimi, dhe Jovic (sigurisht në pankinë), ndërsa Bennacer, Florenzi dhe Sportiello do të vazhdojnë të mungojnë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit