Ish-trajneri i njohur Arrigo Sacchi ka folur për trajnerët aktualë të Serisë A në një intervistë të dhënë për “Il Messaggero”.
Duke e nisur nga Thiago Motta i Juventus-it, Sacchi ka thënë:
“Është shumë i aftë dhe e them sepse kam parë stërvitjet e tij te Bologna. Por ka dy aspekte që duhen marrë parasysh: po i përballon këto ndeshje të para me të rinj që akoma s’janë formuar, që mund t’i konsiderojnë të lehta disa situata që nuk janë të tilla.
“Më pas, Juventus-i historikisht nuk është shquar për nivele të jashtëzakonshme loje. Duhet parë nëse drejtuesit e rinj, që i njoh, do ta lejojnë të punojnë në mënyrën e tij. Në të kaluarën, Juventus ka fituar për fuqinë ekonomike dhe politike, jo për lojën”.
Milan-i i Fonseca-s, nga ana tjetër, e ka nisur keq.
“Duhet durim para se të jepen gjykime. Unë them që ta lëmë Fonseca-n të punojë. Në Ukrainë ofronte një futboll të bukur, mbaj mend”, ka th, ka thënë Sacchi.