Fonseca: Të kënaqur nga puna në Milenello, testet në Amerikë të rëndësishme për sezonin europian

25 Korrik 2024
9:10
Telesport
back button

“Jemi të kënaqur me këtë pjesë të parë të punës së kryer këtu në Milanello. Tani jemi nisur për në pjesën e dytë, në Amerikë, me të njëjtën dëshirë dhe ambicie për të vazhduar rritjen. Forza Milan!”.

Trajneri i ri i kuqezinjve, Paulo Fonseca, përmbledh kështu pjesën e parë të përgatitjes së skuadrës, duke shpërndarë një video stërvitore në rrjetet sociale dhe duke u përgatitur për turin që do të zhvillojë përtej oqeanit.

Milan do të niset sot për në Amerikë, për të marrë pjesë në turneun e kampionëve të futbollit 2024, ku do të përballet me Manchester City (të dielën, më pas Real Madrid (më 1 gusht) dhe më 31 korrik kundër Barcelonës.

Për Milan, një treshe testesh të rëndësishme për të testuar gjendjen e grupit. Në turin amerikan kuqezinjtë do të shoqërohen nga drejtuesit: Ibrahimovic, Moncada dhe Furlani do të jenë gjithashtu me ekipin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit