“Fonseca zgjedhje e gabuar”, legjenda: Ja trajneri që i duhet Milan-it

21 Shtator 2024
11:22
Denis Hakanaj
back button

Një humbje në derbin kundër Inter-it mund t’i kushtojë vendin trajnerit të Milan-it, Paulo Fonseca.

Në lidhje me të ardhmen e trajnerit portugez ka folur edhe një legjendë e futbollit italian si Jose Altafini, ish-lojtar i Juventus-it, napoli-t dhe Milan-it.

Ai ka thënë për Tuttosport:

“Milan-it i duhet sigurisht një trajner italian. Mbeten më të mirët në botë. Uroj që Milan-i të mos gabojë përsëri, duke marrë një tjetër trajner të huaj që do të kishte vështirësi në futbollin italian.

“Sarri dhe Allegri janë trajnerë shumë të mirë të dy, edhe pse me karakteristika të ndryshme. Gabimi i vërtetë është bërë këtë verë…”.

Altafini i është referuar zgjedhjes së Milan-it për të mos ia besuar stolin De Zerbi-t këtë verë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit