FORMACIONET: Dortmundi lë yllin në stol, Bayern me artilerinë e rëndë

26 Maj 2020
17:42
Eraldo Harlicaj
back button

Na ka  marrë malli për ndeshjet e bukura që të shijojmë futboll klasi nga më të mirët e botës. Dortmund-Bayern do të ketë vëmendjen maksimale ditën e sotme, pasi sfida që do të luhet në orën 18:30 do të mbajë të fiksuar para ekranit tifozët e futbollit.

Dortmundi do ta nisë me një formacion befasues, pasi në sulm janë preferuar Hazard dhe Brand në mbështetje të Erling Haaland. Jason Sancho e nis sërish nga stoli, ashtu si në ndeshjet e tjera.

Bayerni nga krahu tjetër ka preferuar të hedhë artilerinë e rëndë nga minuta e parë, pasi Muller, Gnabry dhe Lewandowski janë sulmuesit e gjermanëve që pritet të vendosin dhe takimin e sotëm.

Borussia Dortmund: Bürki, Piszczek, Hummels, Akanji, Hakimi, Delaney, Dahoud, Guerreiro, Hazard, Brandt, Haaland.
Bayern Munich: Neuer, Pavard, Boateng, Alaba, Davies, Kimmich, Goretzka, Coman, Müller, Gnabry, Lewandowski.

Image

Lajme të tjera

Lajmet e fundit