Formacionet: Egbo habit ul Ngoo në sulm, Duro konfirmon ndryshimet

21 Shkurt 2020
17:22
Eraldo Harlicaj
back button

Kryesfida e kësaj jave në Superiore është ajo ndërmjet Kukësit dhe Tiranës. Trajnerët e të dy ekipeve kanë bërë me dije formacionet titullare me Duron dhe Egbon që konfirmojnë ndryshimet në formacion. Takimi do të luhet në Air Albania, në orën 18:00. 

Gavazaj nuk luan për Kukësin, ndërsa Ethemi preferohet para lojtarit me ekspeiencë. Rroca luan nga minuta e parë, ndërsa Abazaj dhe Shkurtaj duhet të gjejnë rrugën e rrjetës. 

Tekniku Egbo ka ulur në stol Michael Ngoo duke i besuar të riut Ernest Muçi. Ky i fundit po merr më shumë minuta këtë sezon. I riu do të mbështetnga Torassa, Cale dhe Cobbinah nga krahët. Mungon sërish Edon Hasani për shkak të një gjendje gripale. 

KUKËSI: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Torassa, Cale, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo

Lajme të tjera

Lajmet e fundit