FORMACIONET: Koeman habit me Griezmann, zbulohen titullarët e Barcelonës

20 Tetor 2020
20:00
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona do të luajë prej orës 21:00 në ndeshjen kundër Ferencvarosit. Ekipi spanjoll ka publikuar formacionin titullar me trajnerin Ronald Koeman që ka ulur në stol Antonie Griezmann.

Numri një i stolit ka hedhur nga minuta e parë Lionel Messin, në majë të sulmit. Argjentinasi mbështetet nga Ansu Fati në krahun e majtë, Coutinho pas tij dhe Trincao nga krahu i djathtë. Zgjedhje e guximshme për të ulur francezin në stol.

De Jong dhe Pjanic e nisin si titullarë në mesfushë, ndërsa Dest nga krahu i majtë i mbrojtjes. Lendglet dhe Pique në qendër e Sergio Roberto në të djathtë. Neto nga minuta e parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit