Formacionet: Pochettino me rezerva, Sarri e nis me një legjendë dhe CR7!

21 Korrik 2019
12:48
back button

Juventus dhe Tottenham do të fillojnë ndeshjet e tyre të para në International Champions Cup, me sfidën mes tyre që do të zhvillohet në Singapor, në të njëjtin stadium që u zhvillua ndeshja Manchester United-Inter.

Trajneri Mauricio Pochettino do e fillojë këtë ndeshje me shumë lojtarë të rinj, teksa titullarë dallohen vetëm emra si Winks, Lamela, Dele dhe Son.

Në anën tjetër Maurizio Sarri ka zgjedhur ta nisë me formacionin e tij më të mirë, teksa dallohet aktivizimi i Buffon, po ashtu edhe lojtarë si Ronaldo, Pjanic dhe Bonucci. Ndërsa nga stoli do ta nisin blerjet e reja: De Ligt, Rabiot dhe Demiral, ndërsa Ramsey nuk është i grumbulluar për shkak dëmtimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit