FORMACIONET: Sarri ul në stol Dybalan, Bayern me pak ndryshime

6 Nëntor 2019
17:47
back button

Juventusi do të luajë në transfertë ndaj Lokomotivës së Moskës për fazën e grupeve të Champions League, teksa tashmë është publikuar edhe formacioni zyrtar.

Maurizio Sarri ka qëndruar besnik modulit të përhershëm 4-3-1-2, ku Higuain ka fituar balotazhin me Dybala në sulm. Ndryshime dhe në mbrojtje, ku luan Danilo në krah, ndërsa në qendër vendosen Rugani dhe Bonucci. Gjithashtu në mesfushë ka risi, ku luan si titullar Rabiot dhe në stol është Bentacur.

Bayern Munchen nga ana tjetër do të presë Olympiakosin, me gjermanët që anë aktualisht pa trajner, ku Flick që ka postin e zv/trajnerit do të drejtojë ekipin. Formacioni i bavarezëve ka disa ndryshime, ku Boateng është në stol pas paraqitjes katastrofike ndaj Frankfurt, me Javi Martinez që luan në vend të tij. Coutinho gjithashtu në stol, me Coman, Gnabry dhe Muller që qëndrojnë në mbështetje të Lewandovskit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit