Siç u njoftua edhe në konferencën për shtyp nga Paulo Fonseca, lajmi i madh te Milani sonte është rikthimi i Rafa Leaos ne fushe nga minuta e parë. Për t’i dhënë skuadrës një ekuilibër më të madh – konfirmohet Pulisic si mesfushor sulmues qendror – Yunus Musah zgjidhet si sulmues i krahut te djathte.
Amerikani do të krijojë zinxhirin e duhur te ndihmes per mbrojtesin Emerson Royal, i cili rifiton vendin e titullarit pasi pushoi kundër Monzas. Një tjetër rikthim nga minuta e 1 eshte ai i Fikayo Tomori, teksa ulet ne stol Pavlovic. Gabbia eshte jo ne dispozicion.
Real Madrid njoftoi njëmbëdhjetëshen e tyre startuese shumë përpara. Balotazhi i vetem i vërtetë që ishte në mesfushë u zgjidh: Carlo Ancelotti zgjedh Luka Modric dhe ul Camavinga në stol. Siç pritej, Rodrygo si dhe ish-lojtari i kuqezinjve Brahim Diaz në stol. Sulmi i formuar nga Kylian Mbappé dhe Vinicius Junior.
REAL MADRID (4-3-1-2): Lunin; Lucas Vazquez, Rudiger, Militao, Mendy; Valverde, Modric, Tchouaméni; Bellingham; Mbappé, Vinicius.
Stol: Fran Gonzalez, Sergio Mestre, Camavinga, Rodrygo, Arda Guler, Endrick, Vallejo, Ceballos, Fran Garcia, Brahim Diaz.
Trajner: Carlo Ancelotti.
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Emerson Royal, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Fofana, Reijnders; Musah, Pulisic, Leao; Morata.
Stol: Sportiello, Torriani; Calabria, Pavlović, Terracciano; Loftus-Cheek; Abraham, Camarda, Chukwueze, Okafor.
Trajner: Paulo Fonseca.
Gjyqtari kryesor: Vinčić (Slloveni)
ASISTENTËT: Klančnik e Kovačič (Slloveni)
I KATERT: Jug (Slloveni)
VAR: Van Boekel (Holanda)
AVAR: Martins (Portugali)