Trajneri Sylvinho dhe homologu i tij i Ukrainës, Rebrov, kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së sotme në “Air Albania”, e vlefshme për Nations League.
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshjen e fundit të këtij kompeticioni për këtë vit.
Sylvinho më në fund ka plotësuar kërkesën e tifozëve, duke aktivizuar Muçin si titullar. Kjo është risia e mbrëmjes. Këto janë formacionet zyrtare sonte:
Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Daku, Muçi.
Ukraina: Trubin; Konoplya, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Kaliuzhnyi; Mudryk, Sudakov, Zinchenko, Hutsulyak; Yaremchuk.