Formacioni i yjeve të rinj të Dortmundit, që po “çmendin” Europën

31 Korrik 2020
13:30
Alfred Lleshi
back button

Nënshkrimi i Jude Bellingham, nga Birmingham, për 29 milionë euro, është përforcimi i fundit i Borussia Dortmund, që spikat në afrimin e talenteve të reja. Mesfushori 17-vjeçar bashkohet me listën e gjatë të lojtarëve që zbarkojnë në këtë klub gjerman, i cili është habitati i duhur për t’u rritur dhe bërë yll i madh, për t’u shitur pastaj shtrenjtë në top-klubet e kontinentit. Duket një çmim i lartë i blerjes, por shumë më i paktë se ai që më pas rikuperon ekipi i Bundesligës kur i shet. Një model biznesi që BVB e ka përdorur për një kohë të gjatë, i cili e ka lejuar atë që të afrohet gjithnjë e më shumë me Bayernin.

Në këtë mënyrë, vetëm me skuadrën aktuale, është e mundur që të formohet një top-formacion i lojtarëve U-21, me nivel të lartë. Një dhuratë e shkëlqyeshme për cilindo trajner, mbi të gjitha me të ardhme të sigurt. Ky formacion nxjerr në pah superstarët Sancho dhe Haaland, të cilët, edhe pse vetëm 20 vjeç, tashmë kanë një vlerë shumë të lartë tregu, janë më të kërkuarit në futbollin europian. Mbetet për t’u parë nëse Dortmundi mund t’i mbajë ato për një kohë të gjatë, pasi ofertat multimilionëshe po rriten.

Përveç tyre, futbollistët e tjerë si Mateu Morey, Zagadou apo Reyna kanë qenë gjithashtu të rregullt në formacionin e Favre këtë sezon, veçanërisht në fund. Tek ata duhet të shtojmë Bellingham, të porsaardhur, dhe disa futbollistë të skuadrës së të rinjve, që kanë përparuar. Në këtë mënyrë, një ekip i përbërë vetëm nga lojtarët U-21, përbëhet nga: Unbehaun; Morey, Collins, Zagadou, Finnson; Bellingham, Raschl; Sancho, Pherai, Reyna; dhe Haaland. Një kostelacion yjesh të vërtetë, me të ardhme të madhe e të sigurt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit