FORMACIONI: Koeman çudit me Barcen, Griezmann sërish në stol!

24 Nëntor 2020
20:04
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona do të luajë në transfertë kundër Dinamos së Kievit, prej orës 21:oo. Trajneri Ronald Koeman ka bërë të ditur formacionin e tij dhe ka një rotacion të frikshëm dhe përzgjedhje shumë të dyshimta.

Koeman nuk ka në dispozicion Leo Messin, ndërsa vendin e tij e ka marrë Braithwaite që luan nga minuta e parë. Coutinho po ashtu, ndërsa Griezmann dhe Jordi Alba e nisin nga stoli.

Koeman do të luajë thuajse me formacionin e dytë, ndërsa fakti që ka 9 pikë në 3 ndeshjet e para i jep qetësi. Ai nuk do të rrezikojë futbollistët e tij dhe do t’i ruajë për kampionat aty ku po vuajnë shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit