FORMACIONI: Koeman ndryshon sërish, i beson “dy rebelëve”

31 Tetor 2020
20:39
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona duhet të rikthehet me patjetër te fitorja në sfidën kundër Alavesit, prej orës 21:00, në transfertë. Ekipi katalanas publikoi formacionin titullar të Koeman që do të përballojë këtë sfidë.

Numri një i stolit ka bërë sërish ndryshime në formacion dhe u ka dhënë fanellën e titullarit Dembeles dhe Griezmannit. Të dy nuk luanin nga minuta e parë, por duket se më në fund kanë bindur teknikun.

Pjanic e nis nga stoli, ashtu si Pedri. Ansu Fati ndryshe nga adoleshenti tjetër e nis nga minuta e parë. Tekniku holandez ka ulur në stol dhe Dest.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit