Formacioni: Ndryshim skeme dhe dy adoleshentë si titullarë, Zidane i surprizon të gjithë

7 Dhjetor 2019
11:50
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi do të luajë kundër Espanyol-it prej orës 13:00, në “Santiago Bernabeu”. Trajneri Zinedine Zidane ka hedhur një formacion me shumë ndryshime, duke qenë se kanë përballë një ekip që është jashtëforme. 

Numri një i stolit ka preferuar të luajë me një formacion 4-3-3. Mbrojtja nuk ndryshon me Carvajal, Ramos, Varane dhe Mendy që i merr vendin Marcelos në të majtë. 

Mesfusha ka ndryshime, pasi Modric është ulur në stol, ndërsa Kroos, Casemiro dhe Valverde e nisin nga minuta e parë. Kroati pushon për të luajtur në ndeshjen e radhës ndaj Valencias, ndërsa braziliani Casemiro me 4 kartonë të verdhë mund të ndëshkohet për të luajtur kundër Barcelonës. 

Sulmi përbëhet nga Benzema dhe në krahë mbështet nga Vinicius dhe Rodrygo. Hera e parë që brazilianët e nisin si titullarë së bashku. Rreshtim interesant, ndërsa Realit nuk i falen hap fals në këtë sfidë.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit