FORMACIONI: Zidane ndryshon Realin, 5 mesfushorë nga minuta e parë

13 Korrik 2020
21:11
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi ka një ndeshje të vështirë ndaj Granadas në transfertë në orën 22:00. Një fitore në një sfidë të tillë do ta bënte thuajse të sigurtë titullin për ekipin madrilen.

Numri një i stolit ka publikuar formacionin dhe ka disa ndryshime të rëndësishme. Francezi ka preferuar ta nisë me 5 mesfushorë, pasi Modric, Casemiro dhe Kroos nuk preken, por ka vend dhe për Iscon dhe Valverden.

Të dy do të jenë më të avancuar në mbështetje të Karim Benzemasë. Sulmuesi është i vetëm në majë të sulmit. Ramos, Carvajal janë rikthyer në formacion, ndërsa Mendy në të majtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit