Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka publikuar kalendarin e gjashtë garave “sprint” që do të zhvillohen në botërorin 2025 të Formula 1. Për të pestin vit radhazi, formati i shkurtër do të jetë protagonist në këtë sport.
Pistat e përzgjedhura janë ato të Shanghai (2 mars), Majemi (3 maj), SPA (26 korrik), Austin (18 tetor), Sao Paolo (8 nëntor) dhe Katar (29 nëntor). Për disa nga këto pista kjo nuk është hera e parë ku zhvillohen gara të tilla të shkurtra.
Sipas FIA-s, gara sprint ka dëshmuar vazhdimisht popullaritetin e saj që nga prezantimi i saj në 2021. Formati jep numra të fortë në të gjitha platformat e transmetimit tradicional, dixhital dhe social, si dhe ofron emocione në pistë.
Deri më tani, në vitin 2024, shifrat e shikueshmërisë për kualifikueset dhe garat sprint të ditës së shtunë janë rritur me 40%. Kjo bën që ky format të jetë ende pjesë e kalendarit në të ardhmen, teksa jep pikë për 8 pilotët e parë.