Foto: Dy “Rebelët” e United prezantojnë uniformat, Adidas vjen me një detaj interesant

16 Maj 2019
10:17
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2019-20. Uniformat që do të përdoren në sezonin e ri nuk kanë devijuar shumë nga tradita, pasi e kuqja mbetet karakteristike. Adidas ka preferuar të mos e ngarkojë me detaje të tjera.

 

Motivi më i veçantë i uniformës është logoja e klubit e cila është evidentuar më shumë. Klubi ka menduar që të përkujtojë 20 vjetorin e vitit më të suksesshëm të historisë, sezonin 1998-99. "Djajtë e Kuq" fituan tripletën në atë vit, pasi rrëmbyen kampionatin, Fa Cupën dhe Champions Leaguen. 

Interesante është dhe përzgjedhja e lojtarëve për të prezantuar uniformat e reja, pasi janë përzgjedhur Paul Pogba dhe Davide De Gea. Dy yjet e ekipit që kanë vuajtur shumë në muajt e fundit dhe përfliten se do të largohen nga "Old Trafford". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit