Skuadër e re, Real Madrid, dhe dashuri e re për Kylian Mbappe.
Sipas asaj që raporton Page Six, në fakt, galactiku i ri do të kishte një lidhje me Dani Grace Almeida, një modele dhe sipërmarrëse e lindur në Kaliforni, tetë vjet më e madhe se ai që në të kaluarën ishte e lidhur me ish-basketbollistin Blake Griffin.
Të dy u panë në Miami në qëndrime mjaft intime dhe siç lexojmë në revistë “ata u argëtuan duke luajtur bowling në Lucky Strike, më pas duke shijuar darkën në Kiki on the River dhe në fund duke festuar në klubin e natës LIV. Ishin shumë të afërt, mbanin duart dhe ecnin gjithmonë dorë për dore”.
Së fundmi Dani Grace Almeida është parë edhe në Parc des Princes duke ndjekur një ndeshje të PSG-së.