Foto: Mustafi lë nam, plas gallata në internet me shqiptarin

16 Korrik 2019
12:42
Eraldo Harlicaj
back button

Shkodran Mustafi ka patur një debat të fortë me klubin e Arsenalit gjatë verës. Klubi donte që të largonte mbrojtësin, ndërsa shtatlarti nuk pranon të ndryshojë skuadër. Ai ka udhëtuar me ekipin në SHBA, aty ku luajti dhe në ndeshjen e fituar 3-0 kundër Colorado Rapids. 

Shqiptaro-gjermani në një moment të lojës mori në krah shiritin e kapitenit. Problemi? Jo vetëm fakti që tifozët e Arsenal-it nuk e duan, por mbrojtësi e vendosi mbrapsht shiritin. 

Tifozët nisë komentet e tyre në rrjete sociale duke e etiketuar si të paaftë për të mbajtur dhe shiritin e kapitenit. Mustafi nuk do të kalojë një sezon të qetë, por kontratën do ta respektojë. Ai e di mjaft mirë që në asnjë ekip tjetër nuk mund të marrë të njëjtën pagë si në Angli. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit