Franca eliminoi Portugalinë, festimi i Dembele pas ndeshjes bëhet viral (Video)

6 Korrik 2024
13:17
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Francës, Ousmane Dembele, u shpall lojtari i ndeshjes pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në çerekfinalen e Euro 2024 kundër Portugalisë të premten në mbrëmje.

Ylli i Paris Saint-Germain festoi çmimin me shokët e tij të skuadrës pasi Les Bleus eliminoi kampionët e Euro 2016 me penallti (5-3) në Hamburg.

Franca, favoritët para turneut, ka pasur vështirësi përpara portës gjatë gjithë turneut, duke shënuar vetëm tri herë në pesë ndeshje.

Nga tre golat, njëri erdhi nga pika e bardhë, dy të tjerët autogola.

Kundër Portugalisë, vështirësitë e tyre në sulm u dukën akoma më shumë, me të dyja skuadrat që nuk arritën ta zhbllokonin ndeshjen në 120 minuta.

Ousmane Dembele, i cili mori vendin e Antoine Griezmann në minutën e 67-të, ishte padyshim lojtari më i mirë i takimit. Pasi u emërua Man of the Match, shokët e tij festuan me të me një kërcim të veçantë.

Aktivizimi i Dembeles gjallëroi sulmin e ekipit francez dhe ai tregoi cilësinë e tij në pjesën e mbetur të ndeshjes.

Ish-lojtari i Barcelona-s hapi lotarinë e penalltive me sukses për Francën, me kapitenin Kylian Mbappe në stol.

Dembele përfundoi gjashtë nga tetë driblime dhe i hapi shumë punë Portugalisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit