Franca mes fushës dhe politikës, Tchouameni: “Duhet të ndalojmë ekstremistët”

23 Qershor 2024
14:05
Denis Hakanaj
back button

Pas Marcus Thuram dhe Kylian Mbappe, Aurelien Tchouameni gjithashtu ka marrë një pozicion për zgjedhjet e ardhshme legjislative në Francë (30 qershor dhe 7 korrik).

Mesfushori iu bashkua thirrjes së shokëve të skuadrës, duke i kërkuar francezëve që të votojnë për të ndaluar “ekstremistët”. Referenca është për Marine Le Pen, e cila përfaqëson partinë e ekstremit të djathtë Reassemblement National.

“Në grup të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre. Ne morëm mesazhe të forta përmes Kylian dhe Marcus. Ata shprehën këndvështrimin e tyre, me të cilin jam dakord edhe unë.

“Në jetën e përditshme e urrej ekstremizmin, jam më shumë për një politikë uniteti. Kjo është ajo që Franca përfaqëson më së miri. Asgjë e re nuk është shtuar në atë që është thënë, çdo votë do të jetë e një rëndësie themelore”.

Edhe pse Federata Franceze e Futbollit si institucion duhet të mbajë një linjë neutraliteti, ajo nuk ka arritur t’i pengojë lojtarët e saj të shprehin idetë e tyre.

Edhe trajneri, Didier Deschamps, ditët e fundit nuk është distancuar nga fjalët e lojtarëve të tij: “Ata janë qytetarë dhe mund të thonë atë që mendojnë se është e drejtë. Futbolli mund t’i bashkojë të gjithë dhe ngjyra blu e Francës përfaqëson solidaritetin, bashkësinë dhe diversitetin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit