Franca në gjysmëfinale me zero gola nga loja e hapur, Mbappé: Kjo çështje duhet hulumtuar më tej

6 Korrik 2024
11:45
Alfred Lleshi
back button

Kylian Mbappé ka shënuar vetëm një gol, që nga fillimi i “Euro 2024”, edhe atë me penallti. Dhe Franca, në përgjithësi, nuk ka shënuar asnjë gol nga loja e hapur në kompeticionin e Gjermanisë, që po luhet prej 14 qershorit.

Po, duket e çuditshme të thuhet, por nënkampionët e botës në fuqi arritën në gjysmëfinale pa shënuar kurrë, përveç penalltive dhe disa autogolave. Lojtari i ri i Real Madridit është shprehur si më poshtë për “L’Equipe”, mbi këtë temë:

“Është e vështirë të përgjigjem, sepse jam euforik pas kualifikimit në gjysmëfinale. Nuk dua t’ju them marrëzi. Në dhomat e zhveshjes nuk i thamë njëri-tjetrit që nuk kishim shënuar ende asnjë gol nga loja. Do ta shqyrtojmë këtë çështje të gjithë së bashku, por duhet të ruajmë këtë soliditet mbrojtës mbi të gjitha”.

Mbi paraqitjen e tij në këtë Europian, larg gjendjes së zakonshme, ylli francez u përgjigj: “Duhet ta kapërcej këtë situatë. Gjithsesi, këto janë zemërimet e zakonshme fizike të futbollistit. Duhet ta ruaj përfshirjen dhe të jem gjithmonë pranë shokëve të skuadrës.

Unë e kam thënë gjithmonë: çfarëdo që të ndodhë, e rëndësishme është të fitojë Franca. Njerëzit menduan se po bëja shaka, por ja ku jemi. Shënova vetëm një gol, por jemi në gjysmëfinale dhe për këtë ndihem shumë i lumtur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit