Franca në rënie të lirë, një krizë si kjo nuk shihej prej 32 vitesh

7 Shtator 2024
9:28
Denis Hakanaj
back button

Një leksion italian.

Franca humb 3-1 ndaj Italisë në Paris dhe vazhdon të mos bindë në aspektin e lojës, siç ndodhi edhe në Kampionatin Europian.

Shumë kritika janë bërë ndaj Didier Deschamps: francezët kanë një ekip shumë të fortë, por çuditërisht ata kanë pasur vështirësi që nga fillimi i këtij viti kalendarik.

Dhe këtë e vërteton edhe një statistikë, e raportuar nga transmetues të ndryshëm në Francë: në 11 ndeshje të luajtura në vitin 2024, Mbappé me shokë kanë arritur të fitonin vetëm 4, 36%, praktikisht një në çdo tre.

Me të vërtetë shumë pak. Një rezultat i tillë nuk ishte parë në Francë në 32 vite: ishte viti 1992 dhe në atë vit Les Bleus fituan vetëm 18% të ndeshjeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit