Jules Kounde, mbrojtësi i Francës, nuk pati frikë të godiste penalltinë kundër Portugalisë, duke ndihmuar Les Bleus të kalojnë në gjysmëfinale.
Lojtari foli pas ndeshjes për L’Equipe: “Sigurisht që jemi të lumtur me fitoren. Natyrisht që ka ende gjëra që mund të përmirësojmë, por edhe një herë ishim shumë solidë në mbrojtje.
“Puna kolektive ishte e pabesueshme. Po, ne duhet të kishim shënuar një ose më shumë gola sepse kishim raste, të paktën dy në situata të hapura. Por ishte gjithashtu shumë e vështirë për ta të krijonin raste”.
Kounde do të gjejë Spanjën në gjysmëfinale, shtetin në të cilin ka jetuar dhe luajtur praktikisht gjithë jetën mes Seviljes dhe Barcelonës:
“Spanja në gjysmëfinale? Nuk mund të pres. Do të ketë fytyra të njohura para meje. Jam i kënaqur me kualifikimin e tyre. Ata luajnë mirë dhe kanë një ekip të aftë për të mbajtur topin dhe për të vuajtur pa pësuar.
“Do të jetë një kundërshtar që luan mirë, që i pëlqen të shfrytëzojë hapësirat dhe me sulmues krahu të rrezikshëm, duke përfshirë Lamine (Yamal, shoku i tij i skuadrës në Barça), të cilin e njoh mirë.
“Megjithatë, Spanja nuk është vetëm Yamal. Është një ekip i kompletuar. Ne duhet të luajmë me të njëjtin intensitet. Dhe duhet të shënojmë”.