Frattesi e “kurorëzon” Spanjën favorite: Ja pse luaj rregullisht në kombëtare dhe jo tek Interi

18 Qershor 2024
9:09
Alfred Lleshi
back button

“Me Spanjën do të kemi më shumë hapësirë. Edhe nëse duam të luajmë një lojë posedimi, do ta kemi më pak topin sesa në ndeshjen kundër Shqipërisë. Do të duhet të jemi të mirë në shfrytëzimin e mundësive që na jepen”.

Pas debutimit të mirë ndaj Shqipërisë, para ndeshjes që mund të vendosë grupin, Davide Frattesi foli në një konferencë shtypi nga grumbullimi i Italisë në Gjermani. Gjithashtu komentoi udhëzimet e vazhdueshme të Spallettit gjatë ndeshjes debutuese në “Euro 2024”: “Është një gjë e mirë, sepse trajneri ka besim tek unë. Ai i sheh gjërat në mënyrë objektive, përpiqet të na ndihmojë”.

Me kombëtaren italiane, Frattesi është thuajse gjithmonë titullar, ndërsa me Interin e Inzaghit e ka nisur shpesh nga pankina: “Nuk është asnjëherë e lehtë të zhytesh në një grup lojtarësh që arritën finalen e Champions League, drejtimi i Inzaghit është korrekt. Me Spallettin kam pasur më shumë aktivizim. Kur jam thirrur në apel jam munduar të jap më të mirën”.

Blloku i Interit në kombëtare: “Fakti që ishim bashkë për një vit na ndihmon, shumë herë nuk ka nevojë as të flasim me njëri-tjetrin, gjërat vijnë automatikisht, si me Scamacca. Ne kemi sjellë disa gjëra nga Interi këtu në kombëtare”.

Apeli i Thuram për zgjedhjet franceze: “Mendoj se mund të jetë e drejtë që një person të shprehet, por unë nuk e kam ndjekur historinë. Është e drejtë që të gjithë të thonë fjalën e tyre”.

Vështirësitë e pritshme ndaj Spanjës: “Individualisht është përpara nesh. Duhet të hedhim në fushë frymën italiane për të ditur të vuajmë dhe të luftojmë ndaj Spanjës. Nëse angazhohemi në duele individuale do të jetë shumë e vështirë, nëse luajmë si grupit do të kemi paraqitje të mrekullueshme. Yamal është i destinuar të bëhet më i miri në botë”.

Paraqitja e Scamacca: “Në këto tre muajt e fundit, Scamacca ka mundur të shënojë në çdo rast. Sapo ta marrë një të tillë do të jetë në gjendje të rrëzojë mitin e sulmuesit të fortë, që i mungon Italisë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit