Frey për Lautaron: E meriton “Topin e Artë”, por këtë vit shoh se do renditet mes 5 më të mirëve

21 Tetor 2024
8:22
Alfred Lleshi
back button

Një mbrëmje “made in” Lautaro Martinez. Interi fitoi në Romë kundër verdhekuqve të Juric dhe mbetet në vazhdën e titullit. Dhe pyetja ngrihet sërish: A e meriton kapiteni zikaltër ta fitojë “Topin e Artë”?

Nga studiot e Dazn, Sebastien Frey dha mendimin e tij për këtë çështje: “Mendoj se Lautaro ka arritur një pjekuri shumë të rëndësishme. Që kur u bë kapiten, ka përcjellë ndjenja të rëndësishme përkatësie ndaj kolektivit dhe grupi i përgjigjet.

‘Topi i Artë’? Për çfarë ka bërë në vitin 2024, ai e meriton të fitojë shumë, ndoshta gjithçka. Megjithatë, mendoj se të jesh pjesë e ‘top 5’ së këtij çmimi është si ta kesh fituar atë”.

Në fund të ndeshjes në ‘Olimpico’, edhe trajneri Simone Inzaghi foli për temën në fjalë: “Çfarë duhet të bëjë tjetër Lautaro për ta fituar ‘Topin e Artë’? Ai duhet të vazhdojë kështu, me Interin dhe me kombëtaren.

Mendoj se është ndër 5 më të mirët në botë në rolin e tij. Jam i lumtur për të, por meritat e suksesit ndaj Romës ua jap të gjithë djemve. Ne u përballëm me një ekip të gjatë dhe cilësor, të fitosh në Romë nuk është kurrë e lehtë”.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit