Barcelona është vënë në dijeni për interesin e Manchester United mbi dy lojtarë të rëndësishëm të katalanasve. Ata janë Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo.
Sipas gazetës katalanase “Sport”, drejtuesit po mendojnë të rinovojnë kontratat e të dyve. Edhe pse është thënë se De Jong është “barrë e rëndë” në Camp Nou, duket se plani është krejt tjetër.
Presidenti Laporta planifikon të rinovojë kontratën e qendëmbrojtësit, duke i ofruar edhe rritje page. Rasti De Jong është ndryshe, sepse për të nuk pritet rritje page.
Nëse Manchester United synon t’i blejë me shifra marramendëse, Barcelona mund ta konsiderojë si opsion, por me rinovimin e kontratave vlera e lojtarëve rritet.